Mbahet sot seanca në Gjykatën e Lartë për Ilir Metën, ish-presidenti kërkon zëvendësim të masës së sigurisë

Zhvillohet sot në Gjykatën e Lartë seanca gjyqësore për Ilir Metën, i cili kërkon zëvendësim të masës së sigurisë.


Shqyrtimi i rekursit të ish-Presidentit të vendit në Dhomë Këshillimi do të mbahet në orën 09:30.

Seanca ishte parashikuar të mbahej më 10 tetor, por për shkak të mbledhjes së gjyqtarëve në Këshillin e Lartë Gjyqësor, u shty për ditën e sotme.

Ilir Meta qëndron në paraburgim prej 21 tetorit të vitit të kaluar.

Në dosje, Ilir Meta dhe ish-bashkëshortja e tij, Monika Kryemadhi akuzohen për: korrupsion pasiv, pastrim parash dhe mosdeklarim të pasurisë, në lidhje me lobimin e LSI në SHBA.

Nëna e Kryemadhit, Fatime Kryemadhi, dhe shtetasit Pirro Xhixho e Ema Çoku akuzohen gjithashtu për pastrim parash dhe korrupsion. Konkretisht, Xhixho për korrupsion pasiv të funksionarëve të lartë, në bashkëpunim.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme