Të gjithë duhet të mbajnë sytë nga qielli mbrëmjen e sotme pasi është nata e hënës blu.
Kjo është një ngjarje e pazakontë, por jo e rrallë pasi përsëritet afërsisht çdo dy vite e gjysmë.
Pavarësisht emrit, hëna nuk ndryshon ngjyrë por nuk është si hëna e çdo mbrëmjeje pasi ka një ndriçim dhe nuancë ndryshe. Hëna do të ndriçojë qiellin në shoqërinë e dy planetëve gjigantë, Jupiterit dhe Saturnit, të cilët do të duken qartë.
Nëse kushtet atmosferike do të jenë të mira, hëna së bashku me dy planetet do të shihen me sy të lirë.
Pamja spektakolare që do të shohim sonte nuk do të jetë një hënë e vertetë blu, por hëna e tretë e plotë e kësaj vere, e cila na ka dhuruar dy hëna ta plota më 24 qershor dhe 24 korrik, ndërkohë që hëna e plotë e katërt pritet të shihet më 21 shtator.