Mbaron takimi me Thaçin, Kurti zbardh detaje: Ja çfarë i kërkova, Presidenti u zotua se…

Kryeministri në detyrë Albin Kurti dha detaje nga takimi me Presidentin Thaçi që kishte sot nga ora 10:00.

Ne nje deklarate per mediat, Kurti tha se gjatë takimit u bisedua për masat të cilat i ka ndërmarrë Qeveria ndaj pandemisë COVID-19.

“Ne biseduam për masat që ka marrë Qeveria dhe punët që kemi bërë ne kundër përhapjes së pandemisë COVID-19 dhe angazhimin e shkëlqyer të organeve dhe mekanizmave të shtetit por edhe vullnetarëvë të shumtë si dhe të disiplinës së përgjithshme të qytetarëve tonë” ka thënë ai.

Gjatë këtij takimi Kurti ka bërë të ditur që është diskutuar edhe për situatën aktuale, për të bërë një Qeveri të re.

 “Ne biseduam për situatën aktuale institucionale, meqë rast pyetjeve dhe përpjekjeve të presidentit që të flasim për Qeveri të re dhe kandidatura të reja ne jemi përgjigjur për qëndrimin tonë, ne nuk mund të kalojmë dikun tjetër dhe të kalojmë nenin 82 pika 2 e Kushtetutës së Kosovës ku thotë se pas mocionit të mosbesimit shkohet në zgjedhje të reja”.

Ai gjithashtu tha se presidenti i është zotuar respektimit të kushtetutës

“Presidenti u zotua se do ta respektoj Kushtetutën ligjin dhe praktikat e më hershme” /ZERI

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme