Ka arritur avioni i parë me 149 refugjatët afganë në aeroportin e Shkupit.
Ata do të sistemohen në një hotel në rrethinat e Shkupit, ndërsa me të zbritur në aeroport fillimisht do të testohen për Koronavirus dhe më pas do të transportohen drejt hotelit.
Nuk dihet ende numri total i refugjatëve afganë që do të mbërrijnë në vend, por ky është avioni i parë që ulet në Shkup.
Ndërkohë në aeroportin e Kabulit mungojnë vetëm pak orë për mbylljen totale të evakuimeve.