Në Maqedoni ka mbërritur njeriu i parë i Gjykatës Evropiane për të drejtat e njeriut, Robert Spano. Ai në Gjykatën Supreme u takua me gjykatësit e këtij institucioni dhe biseduan për njësimin e praktikës gjyqësore, gjegjësisht për vepra të njëjta ose të ngjashme penale të mos ketë dallime shumë të mëdha në dënime, sferë në të cilën ka probleme në gjyqësorin në vend.
Nikoqire e Spanos ishte kryetarja e Gjykatës Supreme, Besa Ademi e cila tha se prioritet është ruajtja e sistemit efikas gjyqësor i cili siguron mbrojtje të të drejtave dhe lirive themelore të njeriut.