Në orën 12:00 ka mbërritur në aeroportin “Nënë Tereza” trupi i pajetë i Florenc Beqirajt. I riu shkodran i cili humbi jetën në rrethana misterioze në Francë.
Kortezhi i makinave u nis më pas drejt Shkodrës ku do t’i jepet dhe lamtumira.
Trupi i pajetë i të riut i cili doli nga morgu i Marsejës një ditë më parë i mbuluar me flamurin kuq e zi dhe i shoqëruar nga përfaqësues të familjes, mes të cilëve edhe i ati i cili qëndronte prej ditësh në Francë.
Kortezhi u nis të mërkurën tranzit drejt Gjermanisë në rrugë tokësore dhe prej anej do të mbërrijë në Rinas me avion, transmeton oranews.
Burimet thonë se trupi i pajetë pritet ti nënshtrohet edhe një ekspertize mjekoligjore në Shqipëri në funksion të zbardhjes së shkaqeve të vdekjes.