Mbërritën mëngjesin e sotëm në Portin e Durrësit, Prokuroria sekuestron 102 kontejnerët që dyshohet se përmbajnë lëndë toksike

Prokuroria e Durrësit ka vendosur sekuestrimin e kontenierëve që dyshohet se transporton mbetje toksike dhe u ankoruan në radë të Portit të Durrësit mëngjesin e sotëm (28 Tetor).


Anija  “Molive”, që transportonte kontejnerët është ankoruar rreth 1.5 milje larg portit.

Sipas vendimit të Prokurorisë, sendet e sekuestruara duhet të depozitohen në një vënd të sigurtë si përsa i përket sigurisë mjedisore dhe asaj fizike, nëpërmjet monitorimit të kamerave 24 orë.

 Gjithashtu, organi i akuzës ka ardhëruar që sendet sesekuestrua të mbahen në gjendjen që janë pa u proceduar me hapjen e tyre.

“Në funksion të këtij procedimi është e nevojshme të sekuestrohen në cilësinë e provës matëriale me qëllim kryerjen e ekspertimeve përkatëse 102 kontenierë, të cilët janë duke u transportuar në Shqipëri me anijen MOLIVA XA443A dhe që sipas informacioneve të Drejtorisë së Hetimit Doganor janë kontenierët të cilët janë transportuar sipas deklaratës doganore R27224 datë 04.07.2024 me eksportues Sokolaj sh.p.k. dhe marrës GS Minerals Doo. Për këto arsye, bazuar ne nenet 187, 188, 189, 208 dhe 304 të K.Pr.Penale Vendosa: Sekuestrimin në cilësinë e provës materialeve të 102 kontenierëve të cilët janë duke u transportuar me anijen MOLIVA XA443A”, thuhet në dokument.

Vendimi i Prokurorisë:

Bashkëlidhur me këtë shkresë, po ju dërgojmë për ekzekutim Vendimin e Prokurorit datë 26.10.2024 për sekuestrimin e konteniereve në lidhje me proçedimin penal nr. 1596/2024.

Të gjithë subjeketet e ngarkuara me zbatimin e këtij vendimi të nënshkruajnë në procesverbalin e sekuestrimit, në të cilin të përshkruhen në mënyrë të detajuar të gjitha veprimet që do kryhen në ekzekutim të vendimit dhe përshkrimi i saktë i sendeve. Të merren masa që sendet e sekuestruara të depozitohen në një vënd të sigurtë si përsa i përket sigurisë mjedisore dhe asaj fizike, nëpërmjet monitorimit të kamerave 24 orë.

Sendet esekuestrua të mbahen në gjendjen që janë pa u proceduar me hapjen e tyre. Praktika e mbajtur për ekzekutimin të dërgohet menjëherë në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme