Një nga tetë emigrantët që u sollën paraditen e sotme në Shëngjin, do të kthehet mbrapsht.
Kthimi i tij sipas agjencisë së lajmeve Ansa bëhet sepse ai bën pjesë në kategorinë e pambrojtur për shkak të disa problemeve shëndetësore.
Ai do të kthehet në Itali, në Brindizi, nga e njëjta anije e Marinës.
Nga ana tjetër, 7 emigrantët e tjerë do të transportohen dhe strehohen në Gjadër.
Kujtojmë se anija me refugjatë u ankorua në port rreth orës 08:00. Emigrantët iu nënshtruan procedurave të kontrollit në qendrën në Shëngjin, dhe do të transferohen në kampin në Gjadër.
Emigrantët, egjiptianë dhe bangladeshas, janë kapur në ujërat ndërkombëtare të kanalit të Siçilisë.