Mbesën e ngacmonte drejtori i shkollës, gjyshja: I shkruante llafe turpi, të varet

Gjyshja e 14-vjeçares, njërës prej vajzave të ngacmuara seksualisht nga drejtori i shkollës së fshatit Stropckë në Pogradec ka dhënë dëshminë e saj për mediat në lidhje me ngjarjen e rëndë. Ajo ka pohuar se drejtori i shkollës i shkruante në telefon vazjës, duke i thënë llafe turpi. Sipas së moshuarës shteti është në dijeni të kësaj ngjarje, ndërkohë që ajo kërkon që të varet personi përgjegjës.

‘I ka shkruar cupës në telefon, cupa i kishte thënë kujdestares së klasës, kishte folur me ato pastaj e morëm vesh ne këtë gjë. Ne atë ditë nuk e dinim fare, cupën e kishin marrë e kishin ulur poshtë. Ne nuk e dinim pastaj erdhën na thanë që cupa u ul poshtë. Nuk e di cfarë i shkruante por llafe turpi. Kishte dy javë që shkruante me cupën. Vajza na tregoi pastaj,prindrit i ka në Greqi ne kujdesemi për të. Shkuan bashkë në komisariat me cupën tjetër dhe babain e asaj. Dje na thirën dhe djalin. Ne nuk dalim dot jasht përjashta, për cupën. Shteti e di, ata njerëz që bëjnë këto gjëra,ta varin. Ka 3 ose 4 vjet drejtor në këtë shkollë ndërsa cupa ka 2 vite se ishte në Tiranë.’- është shprehur e moshuara.

(a.b)/dosja.al

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme