Mbështetësi i Teuta Arifit, Lube Boshkovski feston lirimin e Florim Malokut nga burgu i Idrizovës

Ish ministri maqedonas i punëve të brendshme, Lube Boshkovski, sot ka qëndruar në Prishtinë, për të festuar lirimin e Florim Malokut-Fllokut nga burgu i Idrizovës, shkruan Gazeta Lajm. Ai është shoqëruar edhe nga Idriz Sulejmani nga Zhelina, kurse kanë festuar në hotelin Princi i Arbërit, pronë e Florim Malokut-Fllokit.

Lube Boshkovski ka qenë bashkë në burgun e Idrizovës me Florim Malokun, kurse pas daljes nga burgu tha se Flloki është arrestuar pa faj. “Sot me vëllaun tim, ose shokun tim te dashur Florim Maloku – Flloki i cili sot u lirua i pafajshen nga burgu Idrizove i Maqedonise jemi tek hoteli i tije ne Prishtine Princi i Arbrit”, ka shkruar me këtë rast Idriz Sulejmani.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme