Mbetën të plagosur djemtë e pronarit të “Pelikani Security”, kush ishte objektivi? Rrëzohet pista që shënjestër ishte gruaja e Roan Brahimit

Detaje të reja kanë dalë nga atentati i mbrëmjes së 17 prillit në Lundër, ku mbetën të plagosur katër persona, përfshirë dy djemtë e mitur të Vesel Demirajt, pronar i kompanisë së sigurisë “Pelikani Security”.


Sipas gazetarit Igli Çelmeta, hetuesit kanë hedhur poshtë pistën e mëparshme, sipas së cilës shënjestër e atentatit mund të ishte A.B., bashkëshortja e të ndjerit Sidorel Prendi alias Roan Brahimi, i vrarë në Greqi më 9 maj 2024. Ajo rezulton të ketë qenë në spitalin e Lezhës në kohën e ngjarjes, pasi ishte njoftuar për plagosjen dhe më pas vdekjen e vjehrrit të saj, Gjovalin Prendi, i ekzekutuar në fshatin Pllajë.

Sipas burimeve zyrtare, atentati ndodhi rreth orës 21:30, ndërsa mjeti tip G-Class ku udhëtonin 11-vjeçari Dior Demiraj, 17-vjeçari Marko Bardhi Demiraj, shoku i tyre Kian Mullaj, 19 vjeç dhe shoferi Arens Stafa, 34 vjeç, arriti në Lundër disa minuta më pas, i goditur rëndë nga plumbat.

Rreth 4-5 minuta pas këtij momenti, një tjetër automjet G-Class, ende i paidentifikuar, është parë duke kaluar në të njëjtin drejtim, por nuk ka pamje të qarta të targës, çka ka vështirësuar hetimin.

Burime pranë hetuesisë bëjnë të ditur se grupi hetimor është përqendruar aktualisht te ky mjet i dytë, për të zbuluar nëse ai ishte shënjestra e atentatit, dhe nëse makina e djemve të Vesel Demirajt mund të jetë goditur gabimisht.

Në dëshminë e saj, A.B. ka deklaruar se nuk ka asnjë lidhje me atentatin në Tiranë dhe se ka qenë në Lezhë për shkak të ngjarjes tragjike që përfshiu familjen e saj.

Hetimet vijojnë në disa pista, ndërsa pritet zbardhja e kamerave të tjera të sigurisë dhe identifikimi i mjetit të dytë të dyshuar si objektiv i vërtetë i atentatit.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme