Bashkia e Kosturit në Greqi është një nga më të prekurat nga koronavirusi për shkak të disa fshatrave ku është përhapur masivisht.
Sot autoritetet greke kanë diskutuar me kryebashkiakun e Kosturit, një qytet shumë afër me Shqipërinë për një karantinë totale.
Vendimi nuk është marrë ende por Nikos Chardalia, ministri për Mbrojtjen Civile po kërkon nga grupi i ekspertëve të ngritur për situatën me koronavirusin propozime lidhur me situatën në Kostur pasi vetë Bashkia i ka bërë thirrje qeverisë për ndihmë.
(BalkanWeb)