Nga vërshimet e shkaktuara nga reshjet e mëdha të shiut në tërë territorin e Pakistanit, kanë humbur jetën mbi 1 mijë persona e mijëra tjerë janë lënduar dhe zhvendosur.
Këto shifra janë publikuar një ditë pasi kryeministri i vendit Shehbaz Sharif, kërkoi ndihmë ndërkombëtare, transmeton Telegrafi.
Në raportin e qeverisë të publikuar një ditë më parë, 45 persona humbën jetën nga vërshimet nga e premtja e deri më sot.
E mediat lokale bëjnë të ditur se diga Kach në afërsi të qytetit Ziarat, ka shpërthyer si pasojë e reshjeve të mëdha – duke ua rrezikuar jetën mijëra njerëzve, shkruan The Guardian.
Videot e shpërndarë në rrjetet sociale, shfaqin urat, rrugët e hotelet duke lundruar në ujëra, dhe njerëzit duke vrapuar për t’u evakuuar nga shtëpitë e tyre.
Në anën tjetër ushtria ka dalë në terren për të ndihmuar banorët në zonat më të prekura nga këto vërshime.
Ministria pakistanez për Ndryshime Klimatike, e ka quajtur situatën “një katastrofë humanitare të përmasave epike të shkaktuara nga ndryshimet klimatike”. /Telegrafi/