“Mbi 10 mijë zgjedhës jashtë nuk e morën dot fletën e votimi”- Celibashi: Vetëm në këtë shtet nuk dërguam dot dokumentacionet zgjedhore

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, ka dhënë një përmbledhje të ecurisë së procesit zgjedhor nga jashtë vendit, në përfundim të numërimit dhe vlerësimit të votave të diasporës.


Sipas Celibashit, 339 893 shtetas shqiptarë krijuan profil në platformën PER, ndërsa rreth 294 155 prej tyre paraqitën kërkesë për t’u regjistruar si votues nga jashtë.

Votuesit u regjistruan nga 85 shtete të ndryshme të botës, duke mbuluar çdo kontinent. Dërgesat e para me dokumentacion zgjedhor nisën më 12 prill, ndërsa të parat u pritën më 17 prill.

Celibashi theksoi se i vetmi shtet ku nuk u arrit të dërgohej dokumentacioni zgjedhor ishte Rusia, për 16 zgjedhës të regjistruar në Moskë.

Celibashi: Në përfundim të procesit të numërimit dhe vlerësimit të votave edhe nga jashtë, po ju prezantoj një përmbledhje të ecurisë së procesit.

Në lidhje me regjistrimin e zgjedhësve në listën e votuesve nga jashtë janë 339 893 zgjedhës që krijuan profil në platformën PER. Nga këta paraqitën kërkesë për tu regjistruar mesatarisht 294155 zgjedhës. Kemi pasur 6618 kërkesa për regjistrim të procesura nga KQZ në ditë.

Janë 85 shtete të botës dhe nga cdo kontinent, nga të cilat u regjistruan votues nga jashtë.

Dërgesat e para u bënë rreth datës 12 dhe në datën 17 prill pritëm dërgesat e para.

Nuk mundem të dërgonim dokumentacion zgjedhor vetëm në Rusi, 16 zgjedhës të cilat janë në Moskë. Janë 10 156 raste votues që nuk i mbërriti dokumentacioni zgjedhor për shkak të gabimeve në adresa

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme