Gazetar: Avni Tahiri
Mbi dhjetë zeje në vendon tonë janë drejtë zhdukjes, njëra ndër to është edhe poçeria.
E për të ndaluar këtë dukuri, kryetari i Odës së Zejtarëve Agron Fazliji tha se mënyra e vetme që të rinjtë mund t’i ndalim të mbeten këtu dhe të zgjedhin të merren me zejtari të ndryshme është vetëm nëpërmjet subvencionimit. Sipas tij madje duhet të miratohet ligj për subvencionim për të rinjtë.
“Është fakt se pazari, novacionet, jeta e bëjnë të veten, ne për momentin nuk kemi nevojë për samarxhinj dhe për këtë arsye ne mundohemi që këto aktiviteti ti inovojmë, psh. Nëse nuk mund të bëjë samarë të mëdhenj të behet samarë të vegjël suvenirë dhe të jetë produkt i shtetit tonë dhe kështu këto dhjetë aktivitete siç kemi filigranin, poçerinë e kemi po ashtu në zhdukje dhe ne patjetër t’i subvencionojmë apo të gjejmë mënyrë që këto zanate të vjetra të jenë produktive në punët e tyre”, u shpreh Agron Fazliji, kryetar i OZRMV.
Elizabeta Gjorgjievska, Zonja e Parë e RMV-së e cila tha se zejtaria nuk është vetëm industri por edhe gur themeli kulturor në strukturën e identitetit tonë.
“Synimi është më se i qartë, rritja e konkurrencës së zejtarëve tanë dhe harmonizimi i normave ekonomike me standardet e vendosura nga Bashkimi Evropian”, tha Elizabeta Gjorgjievska, zonja e parë e RMV-së.
Këto komente u bënë gjatë forumit të mbajtur në Shkup ku Oda e zejtarisë së MV-së ishte mikpritëse e zejtarëve dhe u nënshkrua marrëveshje për anëtarësim në Asociacionin e Odave të Artizanatit të Ballkanit Perëndimor, edhe Shqipëria, Mali i Zi, Serbia, Kosova dhe Bosnja e Hercegovina.
Me nënshkrimin e kësaj deklarate, vendet nënshkruese marrin përsipër të shkëmbejnë të gjithë informacionin për politikëbërjen në procesin e reformës, bashkëpunimin me autoritetet kombëtare dhe lokale, për ngritjen e Odave të Artizanatit në vendet anëtare të Ballkanit Perëndimor dhe transferimin e njohuri dhe mbështetje institucionale. /Alsat.mk