Të paktën 100 persona kanë humbur jetën, ndërsa qindra të tjerë janë plagosur si pasojë e sulmeve të Izraelit ndaj qytetit Rafah në kufirin e Gazës me Egjiptin, ku Izraeli i detyroi të zhvendosen duke pretenduar se ishte një zonë e sigurt, transmeton Anadolu.
Sipas lajmit të agjencisë zyrtare të lajmeve të Palestinës, WAFA, zyrtarët spitalor në Rafah njoftuan se mbi 100 persona kanë humbur jetën si pasojë e sulmeve të Izraelit në Rafah, ndërsa janë plagosur qindra të tjerë.
Gjysmëhëna e Kuqe Palestineze gjithashtu njoftoi se Izraeli sulmet i ka përqendruar në qendrën e qytetit Rafah dhe se po shënjestrohen edhe shtëpitë e civilëve.
Drejtori i Spitalit Kuwaitm Suhayb al-Hims tha se spitali është stërmbushur me të plagosurit me gjendje shumë të rrezikshme dhe se nuk kishte ilaçe dhe serum të mjaftueshëm.
Burimet lokale bëjnë të ditur se avionët luftarakë kanë kryer rreth 40 sulme ajrore njëkohësisht me zjarrin intensiv artilerie dhe të anijeve luftarake nga deti, duke synuar veçanërisht shumë shtëpi dhe xhami ku ishin strehuar njerëzit e zhvendosur.