Më shumë se 20 persona në Gjermani janë lënduar pasi një person me sëpatë i ka sulmuar në një tren.
Sipas medieve gjermane, në Heidingsfeld policia ka ndërmarrë menjëherë hapat e parë dhe ka nisur me operimin.
21 persona raportohet se janë lënduar dhe një i dyshuar thuhet se është qëlluar.
Linja hekurudhore Wurzburg-Heidingsfeld dhe Oschsenfurt është mbyllur.
Sipas agjencisë së lajmeve DPA, policia ka deklaruar se ka të lënduar që janë në gjendje të rëndë.