Zyra për Informim e Aeroportit Ndërkombëtarë të Prishtinës “Adem Jashari”, konfirmoi për Telegrafin se në korrik janë realizuar 1 mijë e 327 fluturime.
Gjithashtu, nga kjo zyre bënë të ditur se po në muajin korrik mbi 100 mijë udhëtarë kanë shkuar nga Kosova në vendet evropiane.
Ndryshe, bashkatdhetarët këtë vit kanë pasur më shumë lehtësime për të udhëtuar drejt Kosovës, kjo për shkak të lehtësimit të masave anti-COVID në vend e po ashtu edhe në shtetet tjera ku ata jetojnë dhe veprojnë.
Kosova ka lehtësuar masat muaj më parë, ku nuk ka kufizim të lëvizjes, e po ashtu janë lejuar edhe ahengjet familjare, dasmat e organizime tjera.