Mbi 28 mijë copë cigare të padeklaruara konfiskohen në Aeroportin e Prishtinës

144 boksa cigare janë sekuestruar në Aeroportin e Prishtinës nga Dogana e Kosovës.

Kështu është bërë e ditur në njoftimin e Doganës, ku theksohet se këta boksa përmbanin gjithsejtë 28 mijë e 800 copë cigare.

Rasti ka ndodhur dje rreth orës 10:30.

“Më datë 06.04.2025, rreth orës 10:30, në dalje të Aeroportit të Prishtinës, gjatë kontrollit doganor është ndaluar një udhëtar me fluturimin Prishtinë–Londër, shtetas shqiptar. Gjatë kontrollit të bagazheve të tij, të realizuar përmes skanimit dhe në prani të tij, është zbuluar mall i padeklaruar – konkretisht, sasi e konsiderueshme e cigareve me banderola të Shqipërisë dhe RKS-së, si më poshtë: Totali: 28,800 copë cigare (144 boksa)”, thuhet në njoftim.

Dogana ka shtuar se malli është ndaluar sipas procedurave si dhe rastit eshte duke u trajtuar si kundërvajtje doganore, derisa mallrat janë konfiskuar.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme