Grupi “Sea Watch International”, i cili punon për të drejtat e emigrantëve, ka bërë të ditur se më shumë se 30 mijë emigrantë kanë humbur jetën ose janë zhdukur në Mesdhe në përpjekjen e tyre për të arritur në Evropë, transmeton Anadolu.
Grupi i të drejtave të emigrantëve në rrjetet sociale argumentoi se numri aktual është shumë më i lartë dhe fajësoi politikën izoluese të Bashkimit Evropian (BE) për numrin në rritje të vdekjeve.
“Numri i rasteve të pa raportuara qëndron në fund të detit. Ne vajtojmë për të gjithë njerëzit që vrau Fortesa e Evropës”, theksoi grupi.
Në reagimin e grupit i bëhet thirrje BE-së të veprojë për të ndaluar vdekjet, duke theksuar: “Ne kërkojmë kalim të sigurt dhe liri të lëvizjes për të gjithë”.