Mbi 31 mijë gjoba vetëm gjatë marsit

Policia e Kosovës me njësitet e saj, me qëllim të ngritjes së nivelit të sigurisë rrugore dhe uljen e aksidenteve, në vazhdimësi ndërmerr aktivitete të shtuara në zbatimin e ligjeve të fushës së trafikut rrugor, gjegjësisht zbatimin e autorizimeve dhe kompetencave të dhëna në këtë fushë.

Në kuadër të këtyre autorizimeve dhe kompetencave gjatë periudhës kohore 01.03.2018 deri 31.03.2018 janë identifikuar një numër i konsiderueshëm i kundërvajtësve, ndaj të cilëve janë ndërmarrë të gjitha veprimet të cilat dalin nga ligjet e aplikueshme.

Siç njofton përmes një komunikate, Divizioni i Komunikacionit Rrugor me qëllim të ofrimit të sigurisë në trafikun rrugor, ngritjes së vëmendjes për një kujdes më të shtuar për të gjithë pjesëmarrësit në trafik, si dhe bazuar në Deklaratën e nënshkruar nga Ministri i Punëve të Brendshme dhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës: “Viti 2018 të jetë vit i sigurisë dhe i standardeve në trafikun rrugor”, ka hartuar fletëpalosjen “Lëvizni të sigurt në trafik”.

Në theks të veçantë kjo fletëpalosje u është dedikuar fëmijëve të grupit parashkollor dhe ciklit të ulët shkollor ku përmes kësaj broshure do të marrin njohuritë themelore për lëvizje të sigurt në trafik.

Numri i fletëpalosjeve të shtypura është pesëdhjetë mijë copa dhe atë në gjuhën shqipe, gjuhën serbe dhe gjuhën angleze.

Ndërkohë, policia ka lëshuar edhe një Apel:

Policia e Kosovës vazhdon të apelojë tek të gjithë pjesëmarrësit në trafikun rrugor, që t’ju përmbahen dispozitave ligjore, të rritet vigjilenca, të shtohet kujdesi në respektimin e rregullave që dalin nga ligjet e trafikut, për të garantuar një siguri më të madhe për të gjithë pjesëmarrësit në rrugë, me qëllim të shmangies së aksidenteve rrugore në tërësi e në veçanti të atyre me pasoja fatale.

Image

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme