Mbi 33 mijë, është numri familjeve të cilat jetojnë me ndihma sociale në vendin tonë

Gazetar: Avni Tahiri

Mbi 33 mijë, është numri familjeve të cilat jetojnë me ndihma sociale në vendin tonë. Familje të tëra përballen me sfida të shumta, si ajo e trendit të ikjes nga vendi po ashtu edhe çështja sociale dhe ekonomike që ndikojnë drejtpërdrejt në stabilitetin e familjes. Largimi jashtë vendit akoma vazhdon, ndërsa të rinjtë vazhdimisht thonë se të ardhmen e tyre e shohin jashtë, duke lënë shpesh prindërit vetëm. Sipas sociologut Murat Aliu, që të përmirësohet kjo gjendje, duhet të behën reforma strukturore dhe gjithëpërfshirëse.

“Migrimi këto dhjetë vitet e fundit sipas analizave që bëhen, nuk është vetëm për çështje ekonomike, por ka të bëjë me standardin e jetesës, me cilësinë e shërbimeve të shtetit. Pra kemi një lloj migrimi jo vetëm për arsye ekonomike por edhe për mungesë të cilësisë së jetesës, mungesë të arsimit cilësor, shëndetësisë cilësore, mos pasja e një shteti ligjor etj. Pra, thënë shkurtë, duhet të behën reforma strukturore dhe gjithëpërfshirëse që të ndalet ikja e trendit të trurit nga vendi” – Murat Aliu – Sociolog.
Përderisa trendi i largimit të të rinjve jashtë shtetit vazhdon, numri i lindjeve ulet çdo vit. Sipas Entit Shtetëror të statistikës, nataliteti në vend është ndër më të ulëtat në rajon. Në vitin 2023, ishin vetëm 8.9 lindje për 1000 banorë.

“Këto lloje problemesh nuk janë të reja për shoqërinë tonë apo familjen si një ndër bërthamat kryesore të shoqërisë ndërsa kjo është edhe për çështjen e krizës botërore ekonomike dhe thellimin e hendekut ndërmjet shtresave të larta dhe asaj të ulët apo thënë ndryshe zhdukjes së shtresës së mesme i cili është trend botërorë e veçmas në shtetin tonë ku politikat sociale nuk i kanë të konsoliduar ashtu siç duhet apo social demokracia nuk është në ideologji dominonte në shoqëri”, tha Murat Aliu – Sociolog.

Sipas Entit Shtetëror të Statistikës, mosha mesatare e nënave në lindjen e fëmijës së parë po rritet vazhdimisht dhe tashmë e kalon moshën 28 vjeçare. Shkalla e divorcit është në rritje, me pothuajse 2000 raste të regjistruara çdo vit ndërsa rreth 25% e fëmijëve në vendin tonë jetojnë në familje të rrezikuara nga varfëria. /Alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme