Mbi 55 mijë persona hynë në Kosovë nga Shqipëria për një javë

56.491 persona kanë hyrë në Kosovë përmes rajonit kufitar ku përfshihen pikat kufitare në mes të Republikës se Kosovës dhe Shqipërisë për datat 26 nëntor deri 02 Dhjetor.

Vetëm brenda 24 orëve të fundit kanë hyrë në Kosovë 6453 persona, 107 autobusë, 517 kamion e 2387 vetura.

Ky numër është shumë më i rritur se ditëve të zakonshme. Kjo për shkak të tërmetit që ndodhi me 26 nëntor në Shqipëri ku la 52 viktima e mijëra banorë pa shtëpi.

Arsyeja e kalimit kufitar është për shkak të ofrimit të strehimit në Kosovë sepse shumë nga ta nuk kanë më shtëpi për tu strehuar në këto ditë të ftohta pasi tërmeti ua rrafshoi shtëpitë.

Vetëm për 28 nëntor kanë hyrë në Kosovë mbi 13 persona ndërsa në Shqipëri kanë shkuar 5835 persona. Krahasuar për 28 nëntoret e tjerë kur për ditë të Flamurit të Shqipërisë shumë më shumë vizitorë kanë shkuar nga Kosova në Shqipëri.

 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme