Që nga 1 shkurti kur është paraqitur rasti i parë i pickimit të sivjetmë nga rriqrat e deri tash, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike regjistroi 633 raste të tilla.
Sipas rtv21.tv më së shumti pickime pati në Komunën e malishevës- 185, pastaj në Suharekë 121, në Klinë 89 dhe në Rahovec 35.
Në Klinukën Infektive në Prishtinë që nga janari deri në maj janë paraqitur 126 raste të pickimeve nga rriqrat, prej të cilave 100 pickime kanë ndodhur në Prishtinë dhe regjionin e saj.
Në Klinikën Infektive parashikohet shtim i numrit të pickimeve në qershor, korrik e gusht.