Mbi dy vite nën masa anti-COVID! Hiqen të gjitha kufizimet ndaj koronavirusit në pikat kufitare të Shqipërisë

Heqja e kufizimeve për të gjithë shtetasit që hyjnë në Shqipëri nga çdo pikë kufitare hyn në fuqi nga kjo e diel, sipas vendimit të njoftuar pak ditë më parë në mbledhjen e Komitetit të Ekspertëve.

Zv/ministrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli bëri me dije se në kufi nuk do të kërkohet dokument vaksinimi për Sars Cov2, dokument të testimit negativ për infeksionin Sars Cov2 apo certifikatë shërimi nga ky infeksion.

“Bazuar ne rekomandimin e Komitetit të Ekspertëve të Vaksinimit, vaksinimin me dozë të katërt të qytetarëve mbi 60 vjeç dhe atyre me sistem imunitar të kompromentuar sipas rekomandimit të mjekut të familjes. 

Nisur nga situata epidemiologjike, kemi vendosur heqjen e detyrimit për mbajtjen e maskave, por rekomandojmë fuqishëm mbajtjen e tyre në ambiente të mbyllura dhe sidomos në ato të paajrosura mirë.

 Vendosëm lejimin e muzikës pas orës 23:00 dhe rihapjen e klubeve të natës. Heqjen e detyrimit për të paraqitur dokument vaksinimi për Sars Cov2, dokument të testimit negativ për infeksionin Sars Cov2 apo çertifikatë shërimi nga ky infeksion për të gjithë shtetasit që hyjnë në Shqipëri nga çdo pikë kufitare duke filluar kjo nga data 1 maj i këtij viti”, bëri me dije prof. Mira Rakacolli, kryetare e Komitetit Teknik të Ekspertëve.

Konfirmohen dy rastet e para me COVID-19 në Shqipëri

Dy rastet e para me koronavirus janë konfirmuar më 9 mars 2020 nga Ministria e Shëndetësisë. Pas konfirmimit, institucionet kryesore në vend kanë marrë masat përkatëse për parandalimin e përhapjes së mëtejshme të virusit.

Në mbledhjen e qeverisë në orët e para të mëngjesit të marsit para dy vitesh, kryeministri Edi Rama lajmëroi pezullimin deri më 3 prill të fluturimeve dhe lundrimeve drejt veriut të Italisë, pezullimin e të gjitha shkollave me 2 javë si dhe shtroi kërkesën për anulimin e të gjitha grumbullimeve masive kulturore, sportive, aktivitete, dëgjesa publike, koncerte, e dëgjesa publike.

Nis dezinfektimi i transportit public në Tiranë

Më tej kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj njoftoi se të gjithë autobusët e transportit publik në Tiranë do të dezinfektoheshin, si masa të shtuara kundër koronavirusit.

“Nis dezinfektimi i autobusëve! Por kini parasysh, kalon nga njeriu te njeriu, jo aq shumë nga autobusi te njeriu! Ndaj idealisht udhëtimi me biçikletë, apo ecja në këmbë është akoma më e shëndetshme si në rast virozash, ashtu dhe në ditët normale” tha Veliaj.

Veliaj mori vendimin edhe për dhënien leje të gjitha nënave që punojnë në Bashkinë e Tiranës për t’u pasuar më pas edhe nga institucionet e tjera publike.

“Vendimi i parë ka të bëjë me shëndetin, më pas vijojmë me vendimet për prindërit e punësuar. Duke filluar nga sot pasdite për nënat që punojnë në Bashkinë e Tiranës e që besoj se do të pasohet nga të gjitha kompanitë e qytetit’, shkruante Veliaj.

Këshilli Bashkiak i Shkodrës shtyn mbledhjen e planifikuar

Këshilli Bashkiak i Shkodrës vendosi ta shtynte mbledhjen e planifikuar ditën e martë, një ditë pas konfirmimit të dy rasteve të para më 9 mars 2020.

“Në mbështetje të masave te marra nga institucionet qendrore shteterore, per shkak te situates se krijuar nga prezenca ne vendin tone te rasteve me COVID-19, ju njoftoj se mbledhja e Keshillit Bashkiak e planifikuar per neser date 10.3.2020, do te shtyhet deri ne nje njoftim te dyte”, thuhej në deklaratë.

Po ashtu edhe Bashkia Kukës ka ndaluar të gjitha aktivitet që parashikohet të kenë fluks personash deri në datë 3 prill. Bashkia Elbasan njoftoi anulimin e të gjitha aktiviteteve që do të mbaheshin për Ditën e Verës.

Pezullohet transporti ajror dhe detar për udhëtarët

Ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku njoftoi se urdhri për pezullimin transportit ajror dhe detar për udhëtarët, por jo për mallrat. Nga ana tjetër, ajo theksoi se kompanitë ajrore duhet të ishin në dispozicion të qytetarëve.

“Sot kemi vendosur që të ndërpresim të gjitha akseset e transportit ajror dhe detar në zonat e kuq dhe zonat përreth në Itali. E dimë që është një vendim drastik, por është marrë në një situatë të jashtëzakonshme. Ju bëj thirrje që duhet ruajtur qetësia, nuk ka arsye për panik. Duhet bashkëpunim nga ana e qytetarëve. Urdhri për ndalimin e fluturimeve u referohet vetëm pasagjerëve. Sa i përket mallrave nuk bëhet fjalë që të kemi pezullim të avionëve cargo. Gjithashtu u referohem edhe aviacionit Civil, që ka lënë të hapur aeroportin e Romës, si një hap për të shpërndarë pasagjerët që bllokohen në destinacionet Europiane. Do ishte shumë mirë që të gjitha kompanitë të merrnin masa në të mirë të qytetarëve, të mbërrijnë në destinacione që të aksesojnë më pas në destinacionin final ku donin të shkonin. Të gjithë pasagjerët që duan të ndryshojnë kohën e biletës, t’u jepet mundësia që ta rirezevojnë për një moment të dytë. Linja Durrës Ancona- Trieste, është një linjë kalendarike për udhëtarët, jo të mallrave. Pezullimi qëndron në fuqi deri në një vendim të dytë”, tha Balluku në atë kohë.

OBSH e shpall koronavirusin si pandemi

Më 11 mars 2020, Organizata Botërore e Shëndetësisë në një konferencë për shtyp e ka shpallur si pandemi situatën e krijuar pas përhapjes së koronavirusit, duke paralajmëruar që situata është e rëndë dhe numri i vdekjeve pritet të rritet.

“Në ditët dhe javët në vazhdim, ne presim që të shohim rritje në numrit të vdekjeve nga COVID-19, po ashtu dhe të shteteve të prekura. Organizata Botërore e Shëndetësisë e ka ndjekur me vëmendje këtë shpërthim dhe ne jemi të shqetësuar nga niveli alarmant i përhapjes dhe ashpërsia, si dhe nga niveli alarmues i mosveprimit.

Si rrjedhojë, ne kemi bërë vlerësimin që COVID-19 mund të karakterizohet si një pandemi”- tha Tedros Adhanom Ghebreyesus i OBSH.

Shpërthimi i pandemisë në Wuhan të Kinës

Personi i parë që mendohej se ishte infektuar me COVID-19 ishte një kontabilist në Ëuhan, i cili jetonte disa kilometra larg tregut ky dushohej se e pati zanafillën virusi. Por ai nuk e vizitonte tregun dhe raportoi simptomat e COVID-it rreth 16 dhjetorit 2019, raportoi The New York Times.

Një shitës në një treg kafshësh në Wuhan, Kinë, ishte ndoshta personi i parë që u infektua me COVID-19, sipas një shkencëtari amerikan.

Michael Worobey nga Universiteti i Arizonës shkroi se “Kjo vërtetohet nga të dhënat spitalore dhe një punim shkencor që raporton datën e fillimit të COVID-19 si 16 dhjetor dhe datën e shtrimit në spital si 22 dhjetor”.

Për më tepër, Worobey shkroi se shumë punëtorë në treg ishin sëmurur me simptoma të ngjashme me COVID para kësaj, “duke e bërë një shitës femër të ushqimeve të detit atje rastin më të hershëm të njohur, me fillimin e sëmundjes më 11 dhjetor,” theksoi ai midis të tjerash.

Çfarë është pandemia?

Pandemia është një sëmundje që përhapet në shumë vende të botës në të njëjtën kohë.

Një pandemi sipas fjalorëve epidemiologjikë është një epidemi që ndodh në gjithë botën në të njëjtën kohë apo në një zonë shumë të madhe gjeografike që tejkalon kufijtë ndëkrombëtarë dhe që zakonisht prek një numër të madh njerëzish. Një sëmundje pandemike është e ndryshme nga një shpërrthim sëmundjeje dhe termi më shumë i referohet sesa vende në botë po luftojnë me të në një nivel të lartë sëmundshmërie dhe nuk lidhet me seriozitetin e saj. Në 2009-n,  H1N1 u ciësua pandemi dhe 1 në 5 persona kaloi këtë sëmundje./GSh

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme