Nga qelia, Erion Veliaj vazhdon të japë intervista, prononcime për mediat, dhe nuk ka bërë habi aspak se të parët do të shkonin tek ortakët e inceneratorëve, tek ata që u paguan me dhjetëra miliona euro qytetarëve të Tiranës për një incenerator që nuk ekziston.
Do të shkonin te mediat e propagandës, shantazheve dhe përfituesit e fondeve publike. Do të shkonin tek intervistat edhe deri në brand-e ndërkombëtare, në gazetarë që mjafton t’i hysh që të kuptosh interesin në lidhje me intervistën.
Një hapësirë e dhënë kaq e madhe pa asnjë lloj kuptimi, pasi shumë intervista të mëparshme ishin konfirmuar dhe i vetmi mesazh i Veliajt ishte që kishte filluar agjërimin, kur në fakt vetë është një evangjelist, i cili ka martuar edhe njerëz të së njëjtës gjini në Bashkinë e Tiranës. Këtë CNA e ka sjellë me fakte dhe prova.
Le të shohim faktet. Po pse gjithë ky servilizëm ndaj Erion Veliajt?!
Gazetarja Jonida Shehu është profesioniste, por ka interesa të lidhura me Bashkinë e Tiranës. Bashkëshorti i saj, Albi Çifligu, është një nga përfituesit e fondeve nga bashkia. Me një kompani eventesh, organizim festash, etj., me ortakëri dhe në bashkëpunim me shtetasin Kosta Gjylameti, i cili është bashkëshort i deputetes socialiste, Blerina Gjylameti, janë personat që kanë organizuar me dhjetëra evente, aktivitete kulturore, etj., por që rezulton që Bashkia e Tiranës shpesh të ketë logon në këto evente, apo të jetë sponsore.
Pra, janë përfitues direktë, ndaj dhe asgjë nuk çudit, pse gazetarja Jonida Shehu ishte aq dashamirëse në pyetjet e çuara me letër, edhe pse i kishte dhënë gjithë atë hapësirë një kryebashkiaku të arrestuar për dy vepra të rënda penale, i cili në fakt, gjithçka tha te Jonida Shehu i kishte konsumuar diku tjetër.
Dhe nuk është vetëm ky rasti i konfliktit të interesit, ka edhe një të dytë. Një nga drejtueset kryesore të televizionit, është bashkëshorte e Redi Mollës, një nga njerëzit e arrestuar për dosjen “5D”. Pra, nuk kemi të bëjmë vetëm me një rastësi që ne ia faturuam Jonidës dhe dhënies së hapësirës, por duket të jetë përtej saj.
Lidhjet “5D”, Erion Veliaj dhe media, janë të provuara, por shkojnë dhe në ato logo televizive, ku edhe më e paimagjinueshmja bëhet e imagjinueshme dhe provohet me fakte dhe prova konkrete, siç është rasti kur riintervistohet një i burgosur, nuk prodhohet asnjë lajm, ndërkohë që intervistuesi është përfitues i fondeve të të burgosurit, apo drejtoresha është përfituese e fondeve që ka vjedhur burri i saj në dosjen “5D”.
Nuk janë pak për të treguar pse i është bërë intervista Erion Veliajt aq e zgjeruar në këtë brand ndërkombëtar./CNA