“Plot 19 orë! 19 orë të pafundme që kur rashë nga varka me të cilën u nisëm me disa miq në një ishull indonezian. Si mbeta gjallë? Fillova të sulmohesha ngado.
Një pulëbardhë nisi të më godiste me sqep mbi kokë, për tre herë. Për një moment mendova se po ëndërroja. Më pas filloi të më digjte gjoksi dhe qafa. Shoh përreth meje, ishin një grumbull kandilësh.
Nisa t’i largoj nga vetja sa më shumë të mundesha. Shoh dy djem në kanoe, i bërtas atyre për ndihmë por nuk erdhën. Po i largohesha gjithnjë e më shumë jetës dhe isha më pranë vdekjes. Jap forcat e mia të fundit për të dalë në sipërfaqe. Mund të lija gruan time Anitën dhe dy fëmijët. Nuk mund t’i mbaja sytë hapur, apo qafën drejt. Rreth e rrotull meje shihja peshkaqenë që vërtiteshin. Por nuk mund ta jipja veten. Në mendje kisha vetëm fëmijët dhe gruan dhe ëndrrat e tyre. Kur më fund shoh një anije me vela në sfond. Marinarët në bord më afrohen, dy prej tyre hedhin litarët”.
Ky ishte rrëfimi i Brett Archibald pas përvojës rraskapitëse në mes të oqeanit.
Ai arriti që për 19 orë të mbijetonte në oqean vetëm duke menduar familjen e tij.