Kryeministri Edi Rama është shprehur i pakënaqur me punën e deputetëve në terren, në mbledhjen e grupit parlamentar të PS-së.
Mësohet se Rama ka qenë i prerë me porositë që u ka dhënë deputetëve, të cilëve u ka kërkuar të punojnë sikur zgjedhjet të jenë ketë qershor.“Angazhimi duhet ë jetë maksimal. Të shpërndaheni nëpër zonat tuaja”- ka urdhëruar Rama në mbledhjen e grupit.