Mbledhja e Këshillit të Përgjithshëm të Vetëvendosjes, ja kush arrin i pari

Lëvizja Vetëvendosje do të mbajë mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të partisë.

Aty i pari ka arritur deputeti Liburn Aliu, i cili edhe ka qenë iniciator i mbajtjes së kësaj mbledhje, raporton Indeksonline.

Kujtojmë se kjo mbledhje po mbahet për shkak të pakënaqësive brenda partisë së VV-së dhe përçarjeve që ndodhën pas publikimit të një bisede ku Aida Dërguti e quajti Albin Kurtin “m**”.

Ky veprim kishte ngjallur përplasje mes anëtarëve të Vetëvendosjes, ku më pas edhe u publikua në media se kjo parti është ndarë në dysh, në njërën bëjnë pjesë grupi i Dardan Molliqajt dhe në tjetrin ai i Albin Kurtit.

Ky i fundit, ndërkohë është në paraburgim për shkak të gazit lotsjellës të hedhur në Kuvendin e Kosovës.

Image

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme