Mbledhja e Komisionit Hetimor për TIMS/ Salianji: Drejtoresha e SHISH nuk ka ardhur sërish për të dëshmuar. Do çojmë shkresë të shoqërohet me polici nëse…

Ka nisur mbledhja e Komisionit Hetimor për trajtimin e të dhënave të sistemit TIMS, ku në rend dite janë miratimi i procesverbaleve të mbledhjeve datë 4.06.2024 dhe 11.06.2024. dhe zhvillimi i seancave dëgjimore me disa prej dëshmitarëve.


Kryetari i Komisionit, Ervin Salianji shprehet se e para që ishte thirrur për të dëshmuar ka qenë drejtoresha e SHISH, Vlora Hyseni, por kjo e fundit  i ka dërguar një shkresë ku shprehet se e ka të pamundur të jetë prezente pasi është  në një aktivitet të rëndësishëm jashtë vendit, duke i bërë me dije gjithashtu komisionit se është e gatshme për të raportuar mes datave 27 dhe 7.

Salianji është shprehur se kjo është e disata herë që Hyseni nuk paraqitet për të dëshmuar dhe nëse vjen dhe të hënën ose të martën e javës tjetër, sipas ligjit do të çojë kërkesë për ta shoqëruar me polici.

Salianji: Komisionit Hetimor për TIMS, ka në rend ditë seancat dëgjimore. Në orën 11 ishte lajmëruar për të dhënë dëshminë e saj, Drejtori i Shërbimit Informativ të Shtetit.

Na ka sjellë një shkresë ku na bën me dije se sot do të përfaqësojë  SHISH në një aktivitet të një rëndësie të vecantë jashtë vendit.

Ju njoftoj se drejtori është në dispozicion për të raportuar ndërmjet datave 27-7.

Pse ca është këtu dasmë. Ka gjithë këtë kohë që nuk vjen. Kemi shkresën gati që të vijë të hënën ose të martën ose të cojmë shkresë sic e parashikon ligji ta shoqërojmë me polici për të ardhur në komision, se nuk e paska me qejf si duket.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme