Ka përfunduar takimi e Ervin Salianjit me Gazment Bardhin, Agron Gjekmarkaj dhe deputetë të tjerë së bashku me përfaqësuesit ligjore.
Gazetari Osman Stafa thotë se Salianji është duke përgatitur një kallëzim në SPAK për Fatmir Xhafajn, ish ministër i Brendshëm.
Mësohet se Xhafaj do të kallëzohet në Prokurorinë e Posaçme për 5 vepra penale”.
“Janë për 5 akuza, hetim pasurie, lidhje me ndërtues që ka dhënë prona shtetërore, për falsifikim të dosjes që u dënua Salianji, pengimi i së vërtetës dhe shpërdorim detyre”, tha gazetari Stafa.