Në qafë po e mbanë varësen e floririt të marrë më forcë nga viktimat gra shqiptare.
Madje në këtë video të incizuar në kohen e luftës në Kosovë, krimineli serb i njohur me nofkën ‘Tarzani’, haptazi e pranon që vrau civil të pafajshëm shqiptarë, për përfitime materiale.
E dëshmi si kjo, ka më bollëk në secilën prej këtyre video-kasetave, grumbullimin e të cilave, po e bën dikush që në luftën e Kosovës, ishte vetëm 12 vjeç.
Shala thotë se këto materiale duhet të digjitalizohen sa më shpejtë, pasi po dëmtohen nga dita në ditë.
Ndërsa shton se qëkur filluan publikimin e tyre, çdo ditë marrin kërcënime të ndryshme.
Por, Shala që në luftën e fundit humbi edhe motrën, thotë se u kontaktua edhe nga Gjykata Speciale.
Ndërkohë, ai që po e ndihmon në çdo hap Shalën, është edhe ish – luftëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Nusret Pllana.
Së bashku, këta arritën ta sigurojnë nga bashkëluftëtarët edhe këtë procesverbal të forcave serbe, të vitit 1998.
Sipas Pllanës, ky material dhe të tjerat, do të duhej të siguroheshin nga shteti i Kosovës.
Por nga këta të fundit, deri më tani nuk pati as edhe një interesim.
E në mungesë të kësaj ndihme, për t’i publikuar këto materiale, Esat Shala dhe Nusret Pllana, hapen edhe një kanal në Youtube.
E titulluan ‘Yjet që nuk Vdesin’ dhe për të, kanë nevojë për ndihmën e shikuesve, në mënyrë që të financohen nga ky kanal, që ta vazhdojnë publikimin e materialeve.
Por, Shala e Pllana pavarësisht punës që po e bëjnë, kanë edhe një frikë që i shoqëron çdo ditë.
Këta thonë që pavarësisht rëndësisë të këtij materiali, deri më tani nuk po u ofrohet as një siguri nga organet e rendit për ruajtjen e tij.
© SYRI.net