MBLIDHEN PARTITË OPOZITARE PËR MOSRESPEKTIMIN E REZOLUTËS PËR MURIN

Mosrespektimi i afatit për rrëzimin e murit në veri sipas Rezolutës të miratuar në Kuvendin e Kosovës, ka bërë që sot shefat e Grupeve Parlamentare të partive të mblidhen në një takim.

Këtë e ka konfirmuar shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Pal Lekaj i cili njëherësh ka qenë edhe iniciues i këtij takimi.

“Si iniciues të debatit dhe të rezolutës lidhur me murin ilegal atëherë e kemi parë të arsyeshëm, që pas kalimit të afatit që e ka përcaktuar Kuvendi i Kosovës, përmes rezolutës unanime për rrënimin e murit, që t’i ftojmë një takim të gjithë shefat e Grupeve Parlamentare që të diskutojmë çka më tutje”, ka thënë Lekaj për telegrafin.

Ai ka theksuar se qeveria nuk po gjen kohë të rrënojë murin, kurse pa hezitim po shkon në Bruksel për t’ua shtrirë dorën atyre që e kanë ndërtuar murin. Kjo sipas Lekajt është e papranueshme.

Takimi pritet të nisë në orën 11:00 në zyrën e Grupit Parlamentar të AAK-së në Kuvendin e Kosovës.

Pjesë e këtij takimi do të jenë edhe dy partitë tjera opozitare Lëvizja Vetëvendosje dhe Nisma për Kosovën, ndërkaq LDK dhe PDK kanë refuzuar të jenë pjesë e këtij takimi.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme