Aleanca për Shqiptarët e Arben Taravarit ka thirrur sonte takim me anëtarët e kryesisë, për të diskutuar mbi aktualitetin politik dhe organizimin për zgjedhjet e tetorit.
Blerant Ramadani nga ASH tha se fokusi është aktualiteti politik dhe se vazhdojnë bisedimet me partitë që janë pjesë e opozitës.
Sipas tij nuk ka numra për kandidatët por bisedimet janë në drejtim të krijimit të frymës që mbi të gjitha do të ketë për bazë interesin kombëtar shqiptar.
“Ne jemi opozitë dhe si të tillë po bisedojmë dhe me partitë e tjera opozitare për të vendosur se si do të dalim në zgjedhje. Negociatat vazhdojnë, sepse besoj që ky bashkëpunim do të jetë mbipartiak, për rikthimin e dinjitetit shqiptar”, tha Ramadani. /Alsat.mk