Mbrëmë në një kafene në Shtip nga të shtënat me armë ka mbetur i vdekur një person, konfirmuan sot nga Prokuroria. Nga organi hetues thonë se edhe sulmuesi edhe viktima janë shtetas të huaj.
“Sulmuesi dhe viktima janë identifikuar dhe janë shtetas të huaj. Nga vendi i ngjarjes janë marr gëzhoja nga plumbat dhe gjurmë të tjera, që do t’i nënshtrohen ekspertizës, ndërsa trupi i të ndjerit është dërguar për obduksion. Janë siguruar dhe kontrolluar pamje nga kamerat e sigurisë”, thonë nga Prokuroria.