Mbrojtja e Kreshnik Bekteshi pretendon se firma e tij nuk qëndronte në asnjë licencë të lëshuar për diskotekën “Puls”

Gazetar: Mihaillo Donev

Mbrojtja e ish-ministrit të ekonomisë Kreshnik Bekteshi pretendon se firma e tij nuk qëndronte në asnjë licencë të lëshuar që diskoteka “Puls” e kishte marrë gjatë mandatit të tij. Duke dhënë fjalët hyrëse në seancën e sotme për tragjedinë në Koçan, mbrojtja e ish-ministrit tjetër të ekonomisë Valon Saraçini, pretendon se gjatë mandatit të tij licenca ishte lëshuar për tjetër diskotekë, e jo për atë ku ndodhi tragjedia.

Për tragjedinë në Koçan janë të akuzuar edhe katër ish-drejtorë të Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, ndërsa avokatët e tyre sot theksuan se ata nuk kanë asnjë faj për rastin në fjalë, pasi nuk kishin kompetencë ta sanksiononin diskotekën, veçanërisht jo pa kallëzim se ajo punonte në kundërshtim me ligjet. Ish-drejtori i drejtorisë Shaban Saliu para gjykatës pretendoi se aktakuza bazohet në supozime, e jo në fakte.

Me fjalët hyrëse të mbrojtjes, gjykimi për një nga tragjeditë më të mëdha, në të cilën humbën jetën 63 persona dhe mbi 200 u plagosën, në sallën në Idrizovë, do të vazhdojë nesër. Aktakuzë për këtë rast ka kundër 35 personave fizikë dhe tre personave juridikë. I akuzuari i parë është pronari i diskotekës Dejan Jovanovski- Deko, si dhe djali i tij Mihaill. /Alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme