Mbrojtja e kufijve detar dhe ADN-ja e fisit, ja si Sazan Guri vetëshpallet  për të qenë president

Zgjedhjet për president kanë krijuar mjaft interes në publik jo vetëm për të ditur se kush do të jetë presidenti i ardhshëm por dhe pse jo, për të qenë President. I tillë është edhe pretendimi i Sazan Gurit, i cili ka endur në disa studio televizive për të shprehur kandidaturën e tij për postin.


I pyetur nga gazetari se përse do të bëhesh president, Guri tha se do të kishte më shumë pushtet për zgjidhjen e shumë çështjeve madhore, ku përfshihet dhe ajo e kufijve.

Pjesë nga biseda:

Koka: Për çfarë do të bëhesh president ti?

Guri: Sepse pushteti nga vetë fjala, krah, ka krahë, se sa më poshtë të jem aq lodhemi dhe arrijmë pak, ndërkohë duke qenë në një pozicion më të lartë, duke pas integritetin do bëj shumë.

Koka: Po çfarë do bësh?

Guri: Do bëj mbrojtjen e kufijve të detit që kam doktrinë historike.

Koka: Si do e mbrosh ti?

Guri: Një president ku i anashkalohet shkuarja në Hagë vetëm me një kërkesë të njërës palë, me doktrinën juridike, me konsultim me 40 gjeneralë, me doktrinën e naftës, me doktrinën historike, pra me këtë lloj qasjeje, aktivizim të historianëve, intelektualëve, do i them kryeministrit me pambuk që do bëhen këto hapa.

Por përpos çështjes së kufijve që Guri pretendon se ka “fuqinë” dhe intelektin e duhur për t’i zgjidhur, i ftuar përpara disa ditësh në ‘Zonë e Lirë’, Guri u shpreh se e ka në ADN-në e fisit.

Pjesë nga biseda:

Arian Çani: Po tallesh ti, nuk mendoj se mendon që do të bëhesh vërtet President

Sazan Guri: Si, po tallesh tani, bën sikur je LIVE apo s’je LIVE

Arian Çani: Jo, jo, unë ta them se të kam mik, po të isha si ty, të kisha parë se kush është vetëshpallur President, do të tërhiqesha

Sazan Guri: Po si

Arian Çani: Sa përqind ka mundësi që të bëhesh President

Sazan Guri: 1%, ja unë ta them vetë, vetëm 1%

Arian Çani: Mirë, unë do të bëj një sondazh, ja ju miq që më shkruani, sa mundësi mendoni se ka Sazan Guri që të bëhet president, të bëjmë një sondazh

Sazan Guri: Po unë ta them vetë morë, vetëm 1%

Arian Çani: Po mirë, unë do bëj sondazhet, më lër

Sazan Guri: Po çfarë sondazhesh, janë bërë ato

Arian Çani: Po unë do bëj punën time ore more

Sazan Guri: Po jo pra s’ka sondazhe fare

Arian Çani: Por si qenke futur qorrazi në këtë histori

Sazan Guri: Unë bëj diferencën sepse kur jap një leksion e mbaj dhe vetë.. I përmbahem domethënë. Ka komunitete që më janë lutur prej vitesh, ti profesor kë të drejtën të kandidosh, realizova dëshirën e tyre dhe ADN-në e fisit, atë më tepër. Një njeri që ka dijeni në shumë fusha.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme