Nga Agjencia për Ushqim dhe Veterinari (AUV) bëjnë të ditur se kanë kryer kontrolle të jashtëzakonshme në këndet e lojërave për fëmijë, me çrrastë janë inspektuar 92 kënde lojërash, në 24 prej tyre janë konstatuar mangësi.
Siç bëjnë të ditur nga AUV, 16 prej tyre nuk janë regjistruar në AUV si operator ushqimor, ndërsa 8 të tjera nuk i kanë plotësuar kushtet higjienike, pra nuk kanë zbatuar procedurat e praktikës së mirë higjienike.
“Agjencia për Ushqim dhe Veterinari në fillim të këtij muaji ka kryer kontrolle në këndet për lojëra. Gjatë kontrollit janë përfshirë 92 kënde lojërash me çrrastë është konstatuar se 16 prej tyre nuk janë të regjistruar në AUV si operator ushqimor. Në 8 prej tyre inspektorët konstatuan se nuk i plotësonin kërkesat higjienike, pra nuk kanë zbatuar procedurat e praktikës së mirë higjienike. Në 16 kënde lojërash është konstatuar se punonjësit nuk kanë kryer kontrolle shëndetësore, si dhe janë konstatuar devijime në aspektin e sigurisë ushqimore, gjatë të cilave janë sekuestruar dhe asgjësuar 11.5 kilogramë bulmet. Për mospërputhjet e konstatuara, 13 qendra lojërash janë mbyllur përkohësisht dhe 32 janë dënuar me gjobë”, bëjnë të ditur nga AUV.