Reshjet e dëborës që kanë përfshirë Europën Perëndimore kanë shkaktuar sot mbylljen e aeroportit të Gjenevës, njoftuan autoritetet aeroportuale zvicerane.
“Për shkak të kushteve meteorologjike, aeroporti i Gjenevës është mbyllur për trafikun ajror deri në një urdhër të ri”, theksoi aeroporti në faqen e tij të internetit duke këshilluar pasagjerët të mos shkojnë në aeroport për momentin dhe të verifikojnë me kompanitë e tyre ajrore oraret e fluturimeve.
Disa centimetra dëborë ka rënë në rajonin e aeroportit të Gjenevës, përfshirë nga erërat e ftohta mëngjesin e sotëm.
Aeroporti tjetër i madh zviceran, ai i Zyrihut dukej më pak i prekur vetëm me disa vonesa të regjistruara në disa fluturime.
“Trafiku rrugor dhe trafiku hekurudhor janë bllokuar”, sipas Radio Televizionit Zviceran (RTS).
Zvicra ka regjistruar këto ditët e fundit ulje temperaturash rekord me rreth minus 40 gradë Celsius në lartësi.