Mbyllet Pentagoni në SHBA, të shtëna me armë jashtë

Një incident me armë zjarri ka bërë që autoritetet të mbyllin Pentagonin dhe të mos lejojnë asnjë prej personelit të dalë jashtë.

Të shtënat me armë kanë ndodhur pranë një stacioni autobusësh dhe metroje pranë Pentagonit në SHBA, tha Agjencia e Forcave Mbrojtëse të institucionit.

CNN raporton stacioni në fjalë është një prej pikave kyçe prej nga mijëra punonjës të Pentagonit hyjnë çdo ditë për në punë.

Media të tjera raportojnë edhe për një efektiv të plagosur.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme