Mbyllet protesta e 121 kundër Ramës.
Protesta e 121-të kundër qeverisë u zhvendos këtë mbrëmje drejt Qytetit Studenti, ku protestuesit vijuan marshimin me thirrje të forta për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, ndërsa në qendër të tubimit janë vendosur studentët dhe të rinjtë.
“Erdhën studentët”, “Studentë bashkohuni, kombi na thërret”, “Rama jep dorëheqjen” dhe “Revolucion” kanë qenë disa prej thirrjeve që kanë shoqëruar marshimin.
Protesta qytetare ka mbërritur në ditën e 121-të, ndërsa organizatorët kanë paralajmëruar vijimin e tubimeve dhe marshimeve në kryeqytet.
The post Mbyllet protesta e 121 kundër qeverisë/ Dorëheqja e Ramës, kërkesë e panegociueshme: Shqipëria kërkon revolucion appeared first on Gazeta Shqiptare Online.



