Mbyllet seanca pa u votuar rendi i ditës. Deri në fund të seancës situata është zhvilluar me mjaftë tensione madje edhe me ofendime dhe fjalë të ashpra në mes deputetëve dhe kreut të Kuvendit, shkruan Alsat.
Sot opozita ka filluar me bllokimin aktiv të ligjvënësit, ku sipas tyre ky ëshë një bllokim aktiv për shpëtim nga katastrofa kombëtare, bllokim aktiv për shpëtim nga nënçmimi që bëhet, bllokim aktiv për shpëtim nga dyfytyrësia të cilën u tregohet çdo ditë qytetarëve , bllokim aktiv për shpëtim të ekonomisë, bllokim aktiv për shpëtim të bujqve, bllokim aktiv për shpëtim të të gjithë qytetarëve. /Alsat.mk