Mbyllet zyrtarisht USAID

Duke filluar nga kjo e martë e 1 korrikut, merr fund zyrtarisht roli i Agjencisë Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID).

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, përmes një njoftimi zyrtar në Departamentin e Shtetit, njoftoi ndryshimin në mënyrën se si do të menaxhojë ndihmën e huaj, duke u shprehur se ‘Për amerikanët dhe shumë njerëz në të gjithë botën, 1 korriku shënon fillimin e një epoke të re të partneritetit global, paqes, investimeve dhe prosperitetit’.

‘Gjatë rishikimit të mijëra programeve dhe mbi 715 miliardë dollarëve të shpenzuara gjatë dekadave, u bë e qartë se USAID ka rënë shumë poshtë standardeve për të avancuar interesat e kombit tonë. Nga 1 korriku, USAID do të pushojë së zbatuari ndihmën e huaj. Programet e ndihmës së huaj, që përputhen me politikat e administratës amerikane, do të administrohen nga Departamenti i Shtetit, ku do të ofrohen me më shumë llogaridhënie, strategji dhe efikasitet’.

Sekretari amerikan i Shtetit, Rubio, kritikon ashpër mënyrën sesi USAID ka funksionuar, duke thënë se agjencia ‘shpesh promovonte ide dhe grupe anti-amerikane’ dhe e kishte modelin e saj të ndihmës si një ‘bamirësi’ dhe jo si instrument të politikës së jashtme që shërben për interesat amerikane.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme