Mbytet edhe një person në plazhet e Shqipërisë

Një tjetër pushues ka vdekur në plazhet e Shqipërisë.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Qeparo dhe viktimë është një 79 vjeçar nga Tirana i cili kishte shkuar me pushime ne jug.

Policia njofton se “rreth orës 19:00, një shtetas ka qënë duke u larë në det dhe në një moment ka kërkuar ndihmë”.

Sipas Policisë, pushues të rastit kanë hyrë ta ndihmojnë dhe e kanë gjetur në gjendje të rënduar.

“Pasi i është dhënë ndihma e parë është transportuar për një ndihmë më të specializuar në Spitalin e Sarandës, ku gjatë rrugës ka ndëruar jetë”, ka njoftuar Policia, shkruan Lapsi.al.

Sipas policisë shtetasi I.R., merrte mjekim për tensionin, pasi në banesën e tij i’u gjetën disa medikamente tensioni.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme