Mbytet një person me ekskavator në Opterushë të Rahovecit

Dje në fshatin Opterushë të Rahovecit ka vdekur një person ngaqë bashkë me ekskavatorin e tij që ishte duke punuar ka rënë në humnerë.

“Raportohet se viktima mashkull K/Shqiptar duke punuar me makinën punuese (bager) nga pakujdesia ka humbur kontrollin dhe ka përfunduar në një humnerë jashtë rruge. I njëjti si pasoj ka pësuar lëndime vdekje prurës. Në vend-ngjarje kanë dalë njësit përkatëse policore dhe ekipi mjekësor i cili ka konfirmuar vdekjen e viktimës”, thuhet në raportin policor, transmeton Koha.net.

Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për Obduksion, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme