Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, ka konfirmuar lajmin për KosovaPress, duke thënë se Policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe është duke zhvilluar hetimet për zbardhjen e plotë të këtij rasti.
Sipas tij , viktima me inicialet S.J, është nxjerrë nga uji prej disa kalimtarëve të rastit të cilët e kanë dërguar në spital, ku më vonë është konfirmuar vdekja e tij.
Kjo është vdekja e dytë në Liqenin akumulues në Mitrovicë.