Mbytet turisti italian në plazhin e Zvërnecit, dyshohet për arrest kardiak

Një turist italian ka humbur jetën mesditën e sotme teksa po notonte në plazhin e Zvërnecit në Vlorë.


Sipas të dhënave zyrtare nga Policia, viktima është shtetasi italian me inicialet G. P., 87 vjeç. Ai u gjet pa shenja jete rreth orës 13:30, ndërsa dyshohet paraprakisht se shkaku i vdekjes ka qenë një arrest kardiak.

Në vendngjarje ndodhen grupi hetimor dhe eksperti mjeko-ligjor, të cilët po punojnë për të përcaktuar me saktësi shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes së rëndë

Njoftimi

Vlorë/Informacion paraprak

Rreth orës 13:30, në plazhin e Zvërnecit, ka humbur jetën duke notuar në det, shtetasi italian G. P., 87 vjeç.

Grupi hetimor dhe eksperti mjekoligjor po punojnë për përcaktimin e shkakut të vdekjes, ku paraprakisht dyshohet për arrest kardiak. Vijon puna për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme