I habitur se përse ndodhej aty dhe përballë kishte një avokate u paraqit në sallën e Gjykatës së Krimeve të Rënda, Namik Velaj, 76-vjeçari i akuzuar për vrasjen e gruas së tij Verke Velaj në janar të 2017-ës. Namik Velaj u prangos vetëm dy ditë më parë pasi ky hetim u ndoq nga prokurori Besnik Muçi i cili pas më shumë se një vit arriti të faktojë përfshirjen e Namikut në vrasjen e gruas së tij, për të cilin u la në fuqi arresti me burg.
Vrasja ende ska një motiv zyrtar ndërsa fillimisht ajo u raportuar si vdekje natyrale dhe për këtë u plotësuar dhe kartela e vdekjes nga Ilir Tanku që po ashtu sot është nën akuzë. Tanku është personi që shihni në këto pamje për të cilin prokuroria ka ngritur akuzën e shpërdorimit të detyrës.
75-vjeçari është njohur me avokaten që do e përfaqësojë gjatë gjithë procesit por nuk e ka fshehur habinë.
“Avokatja?!” përsëriste i habitur ai, sikur të mos kishte dijeni për ç’po ndodhte./Dritare.net