Sekretarja e Brendshme britanike, Suella Braverman ka reaguar për tragjedinë e ndodhur në Kanalin Anglez, ku një gomone me emigrantë është mbytur.
Reagimi:
Jam në dijeni të një incidenti shqetësues në Kanal këtë mëngjes dhe jam duke u përditësuar vazhdimisht, ndërkohë që agjencitë përgjigjen dhe përcaktojnë urgjentisht faktet e plota. Mendimet e mia të përzemërta janë me të gjithë ata që janë përfshirë.