Zgjedhja e anëtarit të pestë të Komisionit ad-hoc për mbikëqyrjen e mediave gjatë fushatës parazgjedhore i ka hapur rrugën Maqedonisë që të përcaktohet data përfundimtare për zgjedhjet e ardhshme parlamentare të parakohshme.
Tashmë mund të bëhet zyrtare se këto zgjedhje të cilat u shtynë disa herë, do të mbahen më 11 dhjetor të këtij viti. Pritet që zgjedhjet të sjellin ndryshime në skenën politike, si edhe t’i jepet fund krizës politike në vend.